Sporti

Grealish nuk ndryshon, ‘kapet’ përsëri i dehur

07/01/2022 10:39
nga:Mergim Rreci

Futbollisti i Manchester Cityt dhe i kombëtares angleze të futbollit, Jack Grealish është kapur sërish në gjendje të dehur.

Fotot e Grealish-it të dehur me të brendshme në dasmën e Harry Maguire, kolegut të tij nga kombëtarja, u zbuluan në tabloidet dhe rrjetet sociale britanike, përcjell GazetaBlic Sport.

Transferimi i tij ishte edhe më i madhi në historinë e Manchester Cityt, i cili e pagoi 118 milionë euro. Kjo nuk është hera e parë që Grealish kapet në një udhëtim gjatë të cilit është filmuar në gjendje të dehur, por deri më tani nuk është sanksionuar asnjëherë sepse e bënte në kohën e lirë, gjë që duket qartë se nuk përbën problem për Pep Guardiolën.

Kujtojmë se pas fitimit të kampionatit të parë anglez, Grealish pushoi në Ibiza dhe më pas shkoi të festonte në Las Vegas me një grup miqsh. Ata festuan në klubin Cosmopolitan Resort & Casino dhe rreth orës tre pas mesnate, Grealish u largua nga resorti i dehur.