Shaip Kamberi është zgjedhur deputet në Kuvendin e Serbisë, pas herës së pestë të mbajtjes së zgjedhjeve në Tërnoc, raporton GazetaBlic.
Pas mbylljes së vendvotimit, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë, Ragmi Mustafi, ishte deklaruar se Kamberi ka siguruar votat për tu bërë pjesë e parlamentit në Beograd.
I kontaktuar nga GazetaBlic, Kamberi tregoi se ka marrë 698 vota.
“Po janë siguruar 698 vota që janë mjaftueshëm”, tha Kamberi shkurt për gazetën.



