Sporti

PSG rritë ofertën për Skriniar – Inter të “gatshëm” për ta pranuar

06/30/2022 22:56
nga:E K

Mediat në Francë raportojnë se Paris Saint-Germain ka rritur ofertën e tyre për Milan Skriniar në 65 milionë euro dhe kjo mund të mbyllë diferencën me Interin.

Qendërmbrojtësi kërkohet edhe nga Chelsea, Tottenham Hotspur dhe Manchester United, por PSG duket të jetë shumë përpara duke rënë dakord për kushtet personale me lojtarin, përcjell GazetaBlic Sport.

Deri më tani, Nerazzurrët kanë refuzuar të gjitha ofertat, duke kërkuar 70-80 milionë euro për të shitur sllovakun.

Sipas raportit të fundit nga Franca, kampionët në fuqi të Ligue 1 kanë rritur ofertën e tyre në 65 milionë euro.

Pasi Interi të ketë shitur Skriniar, ata më pas mund të blejnë Gleison Bremer nga Torino, pasi braziliani ka shprehur dëshirën për t’u transferuar te skuadra nga Milani.

/GazetaBlic Sport/