Dardan Molliqaj nga PSD-ja ka komentuar përsëri deklaratat e Muratit vite më parë, në lidhje me veteranët e UÇK-së, raporton GazetaBlic.
“Kaluan 24 orë nga publikimi i deklaratës përbuzëse ndaj UÇK-së, asnjë kërkim falje as distancim nga Hekuran Murati”, shkruan Molliqaj.
Sipas tij, pasi nuk ka pasur asnjë reagim as nga qeveria atëherë Molliqaj thotë se ata po qëndrojnë bashkë në luftën e tyre speciale kundër UÇK-së.
Molliqaj shkruan se, dorëheqja është akti minimal që duhet ta bëjnë.
POSTIMI I PLOTË:
Kaluan 24 orë nga publikimi i deklaratës përbuzëse ndaj UÇK-së, asnjë kërkim falje as distancim nga Hekuran Murati!
Kaluan 24 orë, asnjë distancim nga kryeministri, partia e tij apo qeveria.
Pra, po konfirmohet që ata qëndrojnë bashkë në luftën e tyre speciale kundër UÇK-së.
Dorëheqja është akti minimal që duhet ta bëjnë!


