Lajme

Rama kthehet nga Samiti i NATO-s, paralajmëron mbarësi në çeljen e negociatave për anëtarësim në BE

06/30/2022 21:49
nga:Astrit Gashi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka cilësuar samitin e NATO-s si të vështirë, teksa ka paralajmëruar mbarësi në çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Rama thotë se punë e mirë u bë edhe në aspektin e kontributit të Shqipërisë për Aleancën.

“Për në atdhe pas një samiti veçanërisht të ngarkuar të NATO-s, ku morëm sidoqoftë kënaqësinë e dyfishtë të një pune të mbarë, qoftë në aspektin e kontributit të Shqipërisë për Aleancën, qoftë në drejtim të zgjidhjes së ngërçit për hapjen zyrtare të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, ka shkruar Rama në Facebook.