Mauricio Pochettino nuk është më trajner i Paris Saint-Germain.
Aventura e argjentinasit nuk ishte e gjatë pasi te skuadra franceze kaloi vetëm një sezon e gjysmë, shkruan GazetaBlic Sport.
Sipas “L’Equipe”, marrëveshja përfundimin e kontratës tashmë është nënshkruar pas 20 ditësh negociata dhe do të zyrtarizohet së shpejti.
Trajneri argjentinas do të dëmshpërblehet me 10 milionë euro, pasi kishte kontratë edhe për një sezon.
Pochettino, 50 vjeç, fitoi tre tituj në Francë (një kampionat, një Kupë dhe një Superkupë) dhe do të zëvendësohet nga Christophe Galtier.
/GazetaBlic Sport/


