Sporti

Driton Kuka reagon pas medaljeve të Fazliut e Gjakovës: Plus dy copa!

06/30/2022 20:08
nga:E K

Kosova pati një ditë të bujshme sot në kuadër të xhudos.

Pas triumfit të Distria Krasniqit e cila fitoi të artën në “Lojërat Mesdhetare” me të artë doli sot edhe Laura Fazliu, kurse Akil Gjakova arriti ta siguroj
medaljen e bronztë për Kosovën, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas këtij suksesi të madh ka reaguar trajneri i xhudistëve kosovarë, Driton Kuka.

Plus dy copa!Një e artë një e bronztë …Laura konfirmoj që po rritet drejt majave Botërore Akili ju rikthehet medaljeve i bronztë me shkëlqim ari.Arber Kullashi pati garën e parë serioze për të rritur,duhet ende punë deri te medaljet.Kosova po bëhet dita ditës më e madhe nëpër Botë”, ka shkruar Kuka në Facebook.