Sporti

Shpëtim Bajoku mposht nga algjeriani Jahia Abdelli – megjithatë siguron medaljen e bronztë

06/30/2022 20:50
nga:L J

Boksieri kosovar, Shpëtim Bajoku është ndalur në gjysmëfinale të Lojërave Mesdhetare Oran 2022.

Bajoku është mposhtur nga algjeriani, Jahia Abdelli, përcjell GazetaBlic Sport.

Sipas gjyqtarëe, Abdelli ishte më bindës në këtë meç.

Raundi i parë i meçit i takoi Bajokut, kurse dy raundet e fundit Abdellit.

Pavarësisht humbjes, Bajoku ka siguruar medaljen e bronztë.

/GazetaBlic Sport