Sporti

Sonte na pret një super meç, boksieri Shpëtim Bajoku do të ndeshet me algjerianin Yahia Abdelli në gjysmëfinale të Lojërave Mesdhetare

06/30/2022 18:13
nga:L J

Shpëtim Bajoku, boksieri kosovar do të garojë sot në Lojërat Mesdhetare në Oran 2022.

Bajoku do të ketë përball boksierin algjerian, Yahia Abdelli, shkruan GazetaBlic Sport.

Ky meç zhvillohet në kuadër të gjysmëfinales në kategorinë e meshkujve -63kg.

Meçi mes Bajokut dhe Abdelli do të startojë nga ora 20:15, teksa mund ta ndiqni LIVE në faqen zyrtare të Komitetit Olimpik të Kosovës në rrjetin social, Facebook.

/GazetaBlic Sport