Lajme

Bajrami kërkon që sot të votohet rezoluta, për të lehtësu jetën e qytetarëve

06/30/2022 17:39
nga:Genita C

Deputetja e LDK-së, Hikmete Bajrami ka publikuar një rezolutë që u propozua në Kuvend nga debati i sotëm për kufizimin e rritjes së çmimeve, raporton GazetaBlic.

Bajrami shkroi se me miratimin e kësaj rezolute do të lehtësohet jeta e qytetarëve.

“LDK kërkon që sot të votohet kjo rezolutë, për të lehtësu jetën e qytetarëve”, shkroi Bajrami.

“1.Të reduktohet akciza dhe norma e TVSH-së për derivate, për tre (3) muaj, me mundësi vazhdimi të masës edhe për tre (3) muaj tjerë, varësisht nga zhvillimiet në tregjet ndërkombëtare. 2. Të zgjerohet lista e produkteve të domosdoshme me normë të reduktuar të TVSH-së për tre (3) muaj, me mundësi vazhdimi të masës edhe për tre (3) muaj tjerë, varësisht nga zhvillimet në tregjet ndërkombëtare”, thuhet në rezolutën e LDK-së.