Sporti

Akil Gjakova triumfon ndaj italianit Manuel Lombardo dhe ia siguron Kosovës medaljen e bronztë

06/30/2022 17:46
nga:E K

Kosova po merr pjesë në “Lojërat Mesdhetare” të vitit 2022 që po zhvillohet në Algjeri.

Xhudisti kosovar, Akil Gjakova pati punë me italianin, Manuel Lombardo në garë për medaljen e bronztë, shkruan GazetaBlic Sport.

Gjakova arriti ta mposht italianin me rezultat 0:1 në Golden Score me Waza-Ari.

Akil Gjakova për të marrë medaljen e bronztë në Algjeri pati punë me tre xhudistë, ku mori dy fitore dhe një humbje.

Ai triumfoi ndaj grekut, Michail Tsoutlasvili me Ippon, kurse u mposht nga algjeriani Messaoud Redouane. Në garë për medaljen e brozntë ai fitoi ndaj Manuel Lombardos.

Kujtojmë që kjo është medalja e tretë për Kosovën në Lojërat Mesdhetare nga xhudo, pasi Distria Krasniqi dhe Laura Fazliu arritën të fitojnë medalje të arta në kategorinë e femrave.

/GazetaBlic Sport/