Kosova po merr pjesë në “Lojërat Mesdhetare” të vitit 2022 që po zhvillohet në Algjeri
Xhudistja kosovare, Laura Fazliu ka arritur sukses të madh, pasi ka fituar medaljen e artë në xhudo në kategorinë e femrave – 63kg, shkruan GazetaBlic Sport.
Fazliu në finale pati përballë xhudisten spanjolle, Perez Cabana të cilën arriti ta mposht me rezultat 0 me 1 me Waza-ari në Golden Score.
Për të fituar medaljen e artë, Fazliu mposhti tri kundërshtare. Fillimisht pati punë me kroaten Iva Oberan, pastaj me algjerianen Amina Belkadi, e në fund edhe me spanjollen Cabana.
Fazliu i mposhti të gjitha dhe fitoi medaljen e artë në këtë kompeticion të madh.
Kjo është medalja e artë e dytë për Kosovën, pas asaj të Distria Krasniqit – e cila poashtu erdhi nga sporti i xhudos.
/GazetaBlic Sport/


