Sporti

Bad News Eagles të pandalshëm, fitojnë ndaj Finest – arrijnë gjysmëfinalen e Elisa Invitational Spring 2022

06/30/2022 16:52
nga:L J

Ekipi shqiptar i CS:GO, Bad News Eagles ka triumfuar në çerekfinale të Elisa Invitational Spring 2022 ndaj ekipit suedez, Finest.

bNE ka fituar ndaj Finest me rezultatin e përgjithshëm 2:1, shkruan GazetaBlic Sport.

Në ballafaqimin e parë në “Vertigo”, Bad News Eagles ka pësuar disfatë nga Finest me rezultatin 13:16.

Megijhatë, bNE morën fitore në Mirage me rezultatin 16:11 dhe në Inferno me rezultatin 16:5.

Me këtë fitore ekipi shqiptar ka siguruar gjysmëfinalen e Elisa Invitational Spring 2022.

Fituesi i këtij kompeticioni do të marrë 25 mijë dollarë.

/GazetaBlic Sport