Sporti

Prishtina zyrtarizon transferimin e parë

06/30/2022 15:50
nga:Mergim Rreci

FC Prishtina ka njoftuar se ka nënshkruar kontratë tre-vjeçare me futbollistin e talentuar Endrit Baholli.

22-vjeçari transferohet tek skuadra nga kryeqyteti, kjo pas sezonit të fundit që e kaloi tek 2 Korriku, transmeton GazetaBlic Sport.

Baholli luan si mesfushor ofanziv dhe pritet të jetë një forcë e shtuar tek skuadra e Munishit.