Ish drejtori i autoritetit të konkurrencës ka reaguar pas propozimit të partisë në pushtet LVV që të bëhet me ligj tavani i çmimeve për produktet bazë, raporton Gazeta Blic.
Sipas Valon Prestreshit një hap i tillë do të ishte anti- ligjor dhe anti -kushtetues.
Reagimi i plotë:
Ndërhyrja e qeverisë në caktimin e çmimeve për ndërmarrjet është anti-ligjore dhe anti-kushtetuese.
Albin Kurti dhe Hekuran Murati gradualisht janë duke e shëndrruar ekonominë e vendit, në ekonomi socialiste!
Të gjithë e pamë se një treg siq është ai i naftës u rregullua totalisht.
Qeveria e 51% krijoj një kartel në tërë Republikën e Kosovës duke i detyruar naftarët që t‘i fiksojnë cmimet.
Qytetarët nuk kanë më mundësi që të përzgjedhin kompaninë e tyre bazuar në gjepin e tyre familjar.
Planet e qeverisë socialiste të Z. Kurti janë që të ndërhynë në caktimin e çmimeve në produktet bazë ushqimore. Që do të thotë, çmimet tani caktohen nga Qeveria.
Në intervistat e kaluara e kamë thënë se nëse fiskohen çmimet e naftës, do të krijohet precedant qê të fiksohen çmimet edhe nê tregje tjera.
Të nderuar qytetarë,
Ekonomia Socialiste veq po vie.


