Ehat Miftaraj nga IKD, ka thënë se Lajçak nuk mund të vazhdojë t’i referohet Kosovës si Prishtina, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se nëse e ka problem ta theksojë Republika e Kosovës, e ka obligim që ta përdor termin Kosova.
E nëse ai nuk dëgjon, Miftaraj thotë se këtë duhet t’ia kujtojë qeveria ose presidenca.
Postimi i tij i plotë:
Në diskurs publik, Lajçak nuk mundet me vazhdu Kosovës me iu referu Prishtina, autoritetet në Prishtinë. Nëse e ka problem me theksu Republika e Kosovës, minimum e ka obligim me përdor termin Kosova.
Nëse ai nuk dëgjon, dikush nga qeveria apo presidenca duhet me ia kujtu me ndal kete retorike.


