Lumir Abdixhiku kryetar i LDK -së në fjalimin e tij në Kuvend ka thënë kur nuk po është në seancë po e kërkojnë partia në pushtetet, por ku nuk po është në seancë po e fotografojnë deputetet e VV-së, raporton Gazeta Blic.
Ky reagim i Abdixhiku erdhi kur gjatë fjalimit deputeti Armend Muja e citoj Abdixhikun për vitin 2015 sa i përket politikave fiskale.
Kryetari i LDK i ka thënë kryeministrit të Kosovës Albin Kurti se në Kosovë nuk ka zhvillim ekonomik, por që Kurti këtë po e sheh ndryshe sa ishte në opozitë e ndryshe në pozitë.
“Kuptoni saktë gjendjen në Kosovë… kryeministër kostumet nga opozita në pushtet ju bënë të mendoni se gjendja ka ndërruar, por e vërteta është krejt ndryshe. 13 për qind kemi inflacion në Kosovë rekord. Çmimit dihet që janë rritur për shkak të Putinit e jo Albinit, por ne nuk kemi punë me Putinin për me Albinin”, ka thënë ndër të tjera ai.
Sipas tij çdo produkt elementar është rritur.


