Lajme

Tahiri pyet për heqjen e akcizës së derivateve për bujqit, Kurti: Nëse dëshironi të diskutoni me mua kërkoni takim

06/30/2022 12:45
nga:Astrit Gashi

Shefi i deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka kërkuar sqarime nga kryeministri Kurti, në lidhje me heqjen e akcizës së derivateve për bujqit.

Por kryeministri Albin Kurti, i sugjeroi Tahiri që t’i kërkojë takim me të për t’ia sqaruar të gjitha masat e ndërmarra nga qeveria që ai e drejton.

“Ne kemi rritur subvencionet për bujq duke hequr akcizën për naftë. E kemi mirëmbajtur subvencionin dhe ia kemi shtuar heqjen e akcizës për nafte. Se si e kemi hequr akcizën 5 herë është duke iu treguar zotëri Peci. Nëse dëshironi të diskutoni me mua kërkoni takim me mua”, tha Kurti.