Lajme

Kurti për vizat: Nuk kam dhënë asnjëherë datë, nuk varet prej nesh

06/30/2022 11:14
nga:G B

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se asnjëherë nuk ka dhënë datë për viza, pasi e ka ditur se nuk varet nga Kosova por nga vendet e BE-së, raporton Gazeta Blic.

Gjatë kundërpërgjigjes së tij ndaj deputetit të PDK-së, Enver Hoxhaj, ai tha se Kosova nuk ka të bëjë më shumë se sa

“Nuk kam bërë asnjëherë premtim e as fushatë me afate për viza. Kemi pasur shembuj të shumtë në të kaluarën. Mua asnjëherë nuk më keni dëgjuar duke thënë se kur mund të ndodh liberalizimi pasi e kam ditur se ajo nuk varet prej nesh, teksa 95 kritere ishin plotësuar por skepticizmet ishin të brendshme të vendeve anëtare e jo të institucioneve evropiane. Kjo nuk po ndodh për shkak të ndonjë vendi anëtar ende që refuzon e reziston. Ka nganjëherë deklarata nga Brukseli që nuk janë në linjë as me vetë Brukselin dhe ne përpiqemi me durim t’i sqarojmë ata, por nuk kemi se çfarë të bëjmë më shumë”, tha Kurti./Gazeta Blic/