Lajme

Kadrijaj kërkon mobilizim të Kosovës për të lobuar për liberalizimin e vizave

06/30/2022 10:37
nga:G B

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë se duhet mobilizim për liberalizimin e vizave për Kosovën, raporton Gazeta Blic.

Gjatë fjalës së saj në Kuvend, ajo ka thënë se duhet të aktivizohet komisioni për integrime dhe të lobojë te shtetet që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

“Të aktivizohet komisioni për integrime për të lobuar për Kosovën te vendet që nuk e kanë njohur pavarësinë e saj. Dhe të jemi të përgatitur pastaj për samitin e radhës që do të mbahet. Duhet të mobilizohemi për Kosovën për liberalizim të vizave”, tha Kadrijaj./Gazeta Blic/