Lajme

Partia e Fatmir Limajt kërkon dorëheqjen e Hekuran Muratit

06/30/2022 10:28
nga:N M

Nisma Socialdemokrate që drejtohet nga Fatmir Limaj ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Financave Hekuran Murati, raporton Gazeta Blic.

Kjo kërkesë vjen pas deklaratave të Muratit në vitin 2016 e që lidhen kryesisht me qëndrimin e tij ndaj  veteranëve.

Madje ky subjekt e ka quajtur mercenar Muratin.

Kërkesë e plotë:

Një mercenar në krye të Ministrisë së qeverisë së Albin Kurtit!
Deklarata e ministrit të financave Hekuran Murati se; “më lirë do të na kushtonin mercenarët sesa UÇK-ja” është skandal i rëndë dhe si i tillë është i pafalshëm për një bartës të një funksioni publik. Një deklaratë e tillë nga një zyrtar i lartë qeveritar fyen rëndë vuajtjet e shekullore të popullit shqiptar! Fyen rëndë mijëra dëshmorë dhe martirë të cilët dhanë jetën për çlirimin e vendit! Fyen rëndë çdo luftëtar të UÇK-së. Fyen rëndë qindra fëmijë të vrarë në mënyrë mizore nga barbaria serbe! Fyen rëndë mbi 20 mijë gra e vajza të dhunuara gjatë luftës!
Fyen rëndë lirinë e vendit.
Ky tip mercenari nuk e kupton dot vlerën e lirisë as si koncept e as si realitet.
Lufta e UÇK-së është vlera më e çmueshme dhe themeli i lirisë së vendit. Liria nuk është pazar, siç e sheh mercenari, Hekuran Murati!
Prandaj, NISMA Socialdemokrate kërkon dorëheqje të menjëhershme të Hekuran Muratit nga posti i Ministrit të Qeverisë së Kosovës si dhe distancim publik të Kryeministrit Albin Kurti nga kjo deklaratë skandaloze!

“Ministri Murati duhet të largohet, Albin Kurti duhet të japë dorëheqje”