Showtime

Këngëtari R. Kelly dënohet me 30 vjet burg për abuzim seksual me fansat e tij

06/30/2022 07:12
nga:G B

Këngëtari, R Kelly është dënuar me 30 vjet me burg për përdorimin e famës së tij për të abuzuar seksualisht me fansat e rinj, pasi u përball me disa prej viktimave në gjykatë.

Ai u detyrua t’i dëgjonte të mbijetuarit, ata i quajtën dhe i dënuan veprimet e tij “të neveritshme”, përpara se gjyqtari të shpallte dënimin e tij.

Kelly premtoi t’i udhëzonte dhe t’i ndihmonte në industrinë e muzikës, por vazhdoi t’i nënshtronte ata ndaj abuzimeve degraduese dhe sistematike.

Ai u shpall fajtor për shantazh dhe trafikim pas një gjyqi të profilit të lartë në New York në shtator të vitit 2021, i cili erdhi pas vitesh akuzash gjatë gjithë karrierës së tij, shkruan Sky News.