Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati i ka thënë ministrit të Financave se “a ka Zot” pasi u publikua një shkrim i 2016-s i këtij të fundit, ku thoshte se “më lirë do të na kushtonin mercenarët sesa veteranët e UÇK-së”.
Deputeti opozitar tha se nuk po i besojnë sytë mbi këtë çështje.
E në shkrimin e tij në Facebook, është përfshirë edhe deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu.
Ai i ka komentuar kolegut të tij duke thënë se “prandaj e kam thënë me zë të lartë se kjo është Qeveri ANTI-UÇK”.



