Lajme

Presidenti serb pretendon: “Edhe një shtet tjetër e tërhoqi njohjen e pavarësisë së Kosovës”

06/29/2022 21:07
nga:Astrit Gashi

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se edhe një shtet tjetër e ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Ne kemi edhe një shtet të pestë që e tërhoqi njohjen e Kosovës së pavarur dhe vetëm po presim që të hyjnë në ndonjë procedurë për anëtarësim në ndonjë organizatë ndërkombëtare që t’jua tregojë këtë dhe të sigurohemi për të gjitha letrat që kemi dhe do të vazhdojmë punën tonë. Ne nuk do t’ua lehtësojmë atyre punën. Ne kërkojmë një qasje të drejtë ndaj Serbisë, duam të flasim për kompromise dhe jo të flasim për ta detyruar Serbinë dhe për ta hedhur atë nga shkëmbi. Kjo është ajo që ne nuk do ta lejojmë.” tha Vuçiq në një konferencë për shtyp.