Lajme

Adriatik Kelmendi komenton deklarimet e Vuçiqit: “Po qan live në konferencën për shtyp”

06/29/2022 20:35
nga:Genita C

Moderatori dhe gazetari Adriatik Kelmendi, ka thënë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, është duke qarë në konferencën për shtyp që aktualisht po e mbanë, ku po komenton vendimet e fundit të Qeverisë.

Kelmendi ka shtuar se pse Vuçiqi po quan “stuhi” vendimet përmes së cilave kërkohe trajtim i barabartë.

“Vuçiq po qan tani drejtpërdrejt në një konferencë shtypi për – lexo sërish – masat e reciprocitetit të shpallura nga Qeveria e Kosovës për targat dhe kartat e identitetit. Jo ndalim, jo konfiskim, por reciprocitet. Kosova dëshiron atë që dëshiron Serbia. Të trajtohen të barabartë. Pse e quan “stuhi”?! Pse të jesh qashë!”, shkruan ai.

Kurti deklarohet pas vendimit për targat dhe leternjoftimat e Serbisë, tregon deri kur do të vlen ky mekanizëm