Lajme

Lajçak takon në pjesën veriore kryetarët e katër komunave dhe Rakiqin

06/29/2022 19:45
nga:Q R

I Dërguari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka qëndruar në pjesën veriore.

Ai atje ka njoftuar se ka takuar kryetarët e katër komunave veriore.

“Kam takuar kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq për të dëgjuar pikëpamjet e tyre mbi zhvillimet e fundit në Kosovë”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

“Mirëprita angazhimin e tyre për zbatim të plotë të udhërrëfyesit për energji”.