Lajme

AAK zgjedh Kryesinë e re, këta janë të përzgjedhurit nëpër pozita

06/29/2022 18:58
nga:Q R

Këshilli i Përgjithshëm i AAK-së, në mbledhjen konstituive të mbajtur të mërkurën në Prishtinë, ka zgjedhur kryesinë e re të Aleancës, prej 38 antarësh.

I pranishëm në këtë mbledhje ka qenë edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Si rezultat përfundimtar, nënkryetarë të Aleancës janë zgjedhur Ardian Gjini, Besnik Tahiri, Pal Lekaj dhe Time Kadrijaj, ndërkaq Sekretar i Përgjithshëm, Muharrem Nitaj.