Sporti

Wimbledon/ Novak Djokovic fiton bindshëm ndaj Thanasi Kokkinakis

06/29/2022 16:43
nga:L J

Tenisti Novak Djokovic ka arritur fitoren e dytë në Wimbledon.

Djokovic ka fituar ndaj tenistit australian Thanasi Kokkinakis bindshëm – duke avancuar tutje, përcjell GazetaBlic Sport

Tenisti serb, Djokovic e arriti fitoren 3:0 në sete me rezultat bindës 6-1, 6-4, 6-2.

Djokovic do të luajë ose me Alejandro Tabilo të Kilit ose me Miomir Kecmanoviç të Serbisë në raundin tjetër.

/GazetaBlic Sport