Bashkim Bajoku është mposhtur nga Samet Gumus në boks në kategorinë -52 kg në Lojërat Mesdhetare Oran 2022.
Boksieri, Bashkim Bajoku, ka dhënë maksimumin e tij në luftën ndaj Samet Gumus të Turqisë, kategoria -52 kg, por nuk mjaftoi që gjyqtarët t’ia japin fitoren, përcjell GazetaBlic Sport.
Bajoku pësoi humbje me rezultat 2:1.
Prej orës 19:45 garon Shpetim Bajoku (-63 kg), meç ky të cilin do ta ndiqni LIVE në faqen e KOK në Facebook.
/GazetaBlic Sport


