Sporti

Distria Krasniqi do të përballet në finale me kroaten Puljiz, kërkohet medalje e artë

06/29/2022 15:32
nga:Mergim Rreci

Distria Krasniqi ka siguruar finalen e madhe në ‘Lojërat Mesdhetare’ dhe i ka siguruar Kosovës medaljen e parë.

Xhudistja, Distria Krasniqi, fitoi gjysmëfinalen me Ana Perez të Spanjës dhe kualifikohet në finalen e kategorisë -52 kg, shkruan GazetaBlic Sport.

Tashmë, synon medljen e artë tek ndeshja e fundit dhe më e rëndësishmja. Atje do të përballet me xhudisten nga Kroacia, Ana Viktorija Puljiz.

Ndeshja mes tyre zhvillohet në ora 17:40.

/GazetaBlic Sport/