Sporti

Rikthimi i Lukakut, Dzeko i thotë lamtumirë Interit

06/29/2022 10:47
nga:Mergim Rreci

Interi është i gatshëm të largojë sulmuesin boshnjak Edin Dzeko këtë verë, sipas Calciomercato.

Trajneri i ri i Valencias, Gennaro Gattuso është i interesuar të sjellë 36-vjeçarin në Mestalla, por klubi mund të mos jetë në gjendje të përballojë pagën e tij, përcjell GazetaBlic Sport.

Dzeko shënoi 13 gola në 36 ndeshje të Serisë A për Interin në sezonin 2021-22, por tashmë me transferimin e Lukakut, ai nuk shihet si pjesë e rëndësishme e sulmit.

/GazetaBlic Sport/