Sporti

Bayern Munich po e ndërlikon procesin e largimit të Robert Lewandowskit

06/29/2022 09:59
nga:Mergim Rreci

Largimi i Robert Lewandowski po bëhet gjithnjë e më i ndërlikuar. Bayerni do të ketë rritur shumën që synon të marrë për të negociuar largimin e golashënuesit polak.

Sipas Sport, edhe pse paraprakisht thuhej se skuadra bavareze do të pranonte të negocionte për 50 milionë euro, kjo vlerë tashmë është rritur në 75 milionë euro, përcjell GazetaBlic Sport.

Propozimi i Barçës arrin vetëm 40 milionë euro, plus bonuse për gola, kështu që klubet janë shumë larg një mirëkuptimi të mundshëm.

Klubi katalanas nuk do të jetë i disponueshëm për të rritur më shumë çmimin, sepse Lewandowski ka vetëm një vit të mbetur nga kontrata e tij dhe mbush 34 vjeç në gusht.

/GazetaBlic Sport/