Sporti

Drejtuesit e Milanit janë gati, duan transferimin e Dybalas në “San Siro”

06/29/2022 09:37
nga:Mergim Rreci

Milani është i përgatitur të nënshkruajë me Paulo Dybala, sipas RadioRadio.

Pasiguritë gjatë negociatave me Interin kanë frustruar menaxhmetin e Dybala-s, duke e lënë derën e hapur për rivalët e tyre në qytet për të rrëmbyer marrëveshjen, transmeton GazetaBlic Sport.

Milani ndihet i sigurt se mund ta joshë Dybalan për të nënshkruar një transferim të lirë, por ende nuk ka ndonjë gjë konkrete.