Sporti

Kristjan Asllani kryen sot testet mjekësore tek Interi

06/29/2022 08:35
nga:Mergim Rreci

Kristjan Asllani është lojtari më i ri i Interit.

Palët kanë rënë dakort dhe tashsmë mbetet vetëm kalimi i testeve mjekësore për të zyrtarizuar gjithçka, teste këto që do të bëhen sot, përcjell GazetaBlic Sport.

Kontrata e Asllanit me Interit do të jetë 5-vjeçare me pagë 1.2 milionë euro në sezon. Kujtojmë që mesfushori kuqezi u kërkua edhe nga Milani, për Interi u tregua më i vendosur për të bindur si Empolin ashtu edhe futbollistin.