Sandro Tonali nuk ka dyshime se Rafael Leao e meritonte çmimin e më të mirit në Serie A.
Mesfushori konsideron se bashkëlojtari i Milanit ka një shpejtësi mahnitëse dhe se ka qenë vendimtar për të fituar kampionatin italian, përcjell GazetaBlic Sport.
“Rafael Leão tregoi se ka një ndryshim më shumë se të tjerët. Ishte një ndihmë e madhe për të gjithë. Ka diçka unike. Ai ka treguar se është një lojtar i madh. Arriti një nivel më të lartë”, tha mesfushori në një prononcim për DAZN.



