Sporti

Befasi! Harmony Tan e mposht Serena Williamsin në raundin e parë të Wimbledonit

06/28/2022 23:41
nga:L J

Befasi në raundin e parë të Wimbledonit në kategorinë e femrave.

Francezja, Harmony Tan ka mposhtur Serena Williamsin në raundin e parë të Wimbledonit që po zhvillohet në Londër, shkruan GazetaBlic Sport.

Harmony Tan ka fituar ndaj amerikanes, Serena Williams me rezultatin 7-5, 1-6, 7-6.

Kjo ishte fitorja e parë e Tan në Wimbledon, një fitore mjaft emocionuese ndaj legjendës, Williams.

Ishte një nga ndeshjet më të mira të ditës së sotme në kuadër të Wimbledonit. Ky ballafaqim zgjati tre orë e 10 minuta.

Pas ndeshjes, Tan ishte shumë e emocionuar me fitoren teksa tha se është edhe e befasuar nga ky triumf.

/GazetaBlic Sport