Kanë vazhduar edhe sot ballafaqimet e sportistëve kosovarë në Lojërat Mesdhetare Oran 2022.
Megjithatë, rezultatet e ditës së sotme nga garuesit kosovarë nuk ishin aspak të mira, përcjell GazetaBlic Sport.
Vesa Gjinaj (Tenis), Kreshnik Mahmuti dhe Fatih Karabaxhak (Pingpong) si dhe Rinor Gllareva (Badminton) morën vetëm disfata duke u eliminuar nga ky kompeticion.
Rinor Gllavera pësoi humbje nga algjeriani, Mohamed Belarbi, me rezultat 2:0 në sete në Badminton.
Ndërkohë, tenistja, Vesa Gjinaj pësoi humbje nga, Ilay Yoruk 2:0 në sete, në raundin e dytë të garave.
Kurse, pingpongisti Fatih Karabaxhak ndodhej në grupin 6, të cilin e përbënin edhe francezi, Bastien Rembert, Federico Giardi i San Marinos dhe Niagol Stojakov i Italisë. Ai pësoi tri humbje në tri duelet.
Mahmuti ishte në grupin 7 me grekun Ioanis Sgoropoulos, Marko Jevtoviq nga Serbia dhe Aboubaker Bourass i Tunizisë.
Edhe Mahmuti humbi në tri ballafaqimet.
/GazetaBlic Sport/


