Sporti

Wimbledon/ I jashtëzakonshëm Rafael Nadal, fiton ndaj Cerundolos në një super duel

06/28/2022 20:01
nga:L J

Tenisti spanjoll, Rafael Nadal ka fituar ndaj Francisco Cerundolos.

Nadal e mposhti Cerundolon në raundin e parë të Wimbledonit, në një ndeshje që zgjati rreth 4 orë dhe prodhoi spektakël, shkruan GazetaBlic Sport.

Spanjolli fitoi 3:1 në sete për të avancuar tutje dhe për të mos lënë vend ndonjë befasie qysh në fillim.

Nadal fitoi me rezultatin e përgjithshëm 4-6, 3-6, 6-3, 4-6 ndaj Cerundolos.

Vlen të potencohet se edhe argjentinasi Cerundolo zhvilloi një paraqitje shumë të mirë, por nuk ishte e mjaftueshme ndaj “mbretit” Nadal.

/GazetaBlic Sport