Sporti

Edhe një dështim nga Milani në merkato, Sanches zgjedh PSG’në

06/28/2022 18:29
nga:L J

Edhe një lajm i keq për merkaton e transferimeve për AC Milan.

Sipas asaj që raporton Le Parisien, pas Sven Botman, edhe Renato Sanches ka refuzuar Milanin, përcjell GazetaBlic Sport.

Portugezi në fakt ka bërë të ditur se dëshiron të veshë fanellën e PSG-së sezonin e ardhshëm.

Parisienët do të kishin paraqitur një ofertë të parë prej 10 milionë euro, i cili megjithatë mund të rritet.

/GazetaBlic Sport