Sporti

Chelsea kërkon Ousmane Dembele, shihet si përforcim i duhur nga Tuchel

06/28/2022 15:51
nga:Mergim Rreci

Sipas L’Equipe, Chelsea ka bërë një ofertë për Ousmane Dembele të Barcelonës.

Skuadra e Thomas Tuchel është në kërkim të përforcimeve sulmuese dhe ka identifikuar francezin si një objektiv të mundshëm, përcjell GazetaBlic Sport.

25-vjeçarit aktualisht i skadon kontrata me Barcelonën, por mundësia që ai të zgjasë qëndrimin e tij me ngjyrat e Blaugranës është ende një opsion.