Lajme

Vetaksident i rëndë trafiku në magjistralen Prishtinë-Pejë

06/28/2022 14:58
nga:Astrit Gashi

Një vetaksident ka ndodhur sot rreth orës 13:50 në rrugën nacionale Prishtinë – Pejë, më saktësisht në fshatin Llapushnik.

Nga ky vetaksident të lënduar kanë mbetur katër persona. Kështu ka njoftuar zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.

“Në ora 13:50, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Llapushnik). Njësia policore menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, nga aty ka njoftuar se në aksident është përfshirë vetëm një veturë (vet-aksident). Si pasojë e aksidentit katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Njësitet relevante policore janë duke u marrë me aksidentin”, tha ai.

Ndërkohë, që mediat kanë publikuar fotografi nga vendi i ngjarjes.