Lajme

Ganimete Musliu kërkon shkarkimin e ministres Haxhiu

06/28/2022 14:43
nga:Astrit Gashi

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka thënë se ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, duhet shkarkuar për mosefikasitet.

Këto deklarata Musliu i ka bërë pasi deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha, ka thënë se ministrja Haxhiu “po punon 16 orë në ditë, me qitë diçka në dritë”.

“Një minister/e qe i duhen 16 orë me e kry punën e 8 orëve duhet shkaruar për mos efikasitet”, shkroi Musliu.