Një takim ndërmjet kryeministrit, Albin Kurti dhe përfaqësuesve të veteranëve të OVL UÇK-së, kishte përfunduar pa ndonjë marrëveshje, e ku këta të fundit nuk u përfshinë në Ligjin për Pagën Minimale, raporton Gazeta Blic.
Gjithçka që ndodhi në takimin që kishte zgjatur më shumë se 3 orësh, ishin disa deklarata të krerëve të OVL UCK-së, e të cilët thanë se nuk janë pajtuar në asnjë pikë me shefin ekzekutivit.
Një propozim që do t`i ‘kënaqte’ veteranët kishte premtuar Albin Kurti se do t`ia dërgonte krerëve të OVL UÇK,por që edhe pas gati më shumë se dy javë një të tillë përfaqësuesit e veteranëve ende nuk e morën.
Aktualisht projektligji për pagën minimale ka kaluar në lexim të parë dhe ndodhet në komisionin përkatës para se të shkon në Kuvend për t`u shndërruar në ligj.
As Albin Kurti e as veteranët nuk po lëvizin nga pozicioni i tyre.
Faton Klinaku, ushtrues i detyrës së kryetarit të OVL UÇK-së, ka thënë për Gazeta Blic se as nuk e duan dhe as që shpresojnë që kryeministri Kurti do t`ia dërgoj propozimet e tij se si të gjendet një zgjidhje për pensionet e veteranëve.
“Edhe atë ditë në takim i kemi thënë se nuk duam propozim për shkak se nuk është pajtuar në asnjë pikë që kemi folur. Po presim që kur ligji të shkon në lexim të dytë dhe siç e dini ne do të protestojmë”, tha Klinaku.
Pastrim listash të veteranëve, më pas zgjidhje për ta ka qenë një prej pikave që ka insistuar kryeministri Albin Kurti, në takim me veteranët e ku edhe këta të fundit disa herë e kanë thënë se janë për pastrimi ne listave por që këtë nuk mund ta bëjë as kryeministri sipas tyre e as ndonjë ministër i Kurti, përveç gjykatës.
Në rigjykim është kthyer i tërë procesi për veteranët, që dyshohen se janë mashtrues e ku këtu janë të përfshirë komisioni qeveritar për verifikimin veteranëve dhe disa persona të tjerë.
Krejt beteja mes Albin Kurtit dhe veteranëve ka nisur kur qeveria e Kosovës kishte miratuar fillimisht në Qeveri propozimin për rritjen pagës minimale në vlerën prej 250 euro neto e ku në këtë projektligj nuk u përfshinë pensionet për veteranët.
Qeveria thirret në një nen të një ligj që e kishte “kontestuar” gjykata Kushtetuese dhe në insistimin se pa ndodhur pastrimi i listave të veteranëve nuk do të ketë rritje pensionesh për ta, e veteranët në atë se deri sa të ndodh kategorizimi, pensioni i një veterani duhet të jetë i baras vlefshëm me pagën minimale.
Herën e fundit veteranët kishin protestuar para objektit të Kuvendit të Kosovës në shenjë pakënaqësie e ku protesta kishte përfunduar e qetë.
Çka do që mund të kishte ndodhur gjatë protestës veteranët përgjegjës e kishin bërë dhe vazhdojnë të bëjnë Qeverinë e Kosovës.
Aktualisht nga buxheti i vendit, Qeveria ndanë afër 80 milionë euro për këtë kategori të shoqërisë.
Paralajmëron Jashari: Nëse Kurti refuzon kërkesat tona, nuk do t’i ndalim protestat
Ja kur do të mbahet protesta e radhës e veteranëve
Protesta e veteranëve, vjen reagimi i parë nga VV


