Newcastle United kërkon goditjen e madhe në merkaton e verës.
Sipas raportimeve të “Express”, klubi anglez do të ishte i gatshëm t’i rikthehej sulmit për të fituar shërbimet e sulmuesit të Napolit, Victor Osimhen, transmeton GazetaBlic Sport.
Sheikët thuhet se janë duke përgatitur një ofertë të jashtëzakonshme për të zotëruar kartonin e tij, atje ku do të bënin një goditje të madhe për vijën e sulmit.

/GazetaBlic Sport/


