Sporti

Arsenali nuk ka të ndalur, Lisandro Martinez mund të jetë “goditja” tjetër në merkato

06/28/2022 10:43
nga:Mergim Rreci

Arsenali ka paraqitur një ofertë prej 35 milionë funtesh për mbrojtësin e Ajaxit, Lisandro Martinez, sipas Mirror.

Martinez është caktuar si një objektiv për Erik ten Hag në Manchester United së bashku me shokun e skuadrës së Ajax, Jurien Timber, përcjell GazetaBlic Sport.

Por Arsenali ka bërë më shumë përparim se Manchester United në garën për nënshkrimin e yllit argjentinas, edhe pse kjo garë nuk ka përfunduar ende.