Lajme

U denoncua si i mbytur në det, gjendet i gjallë turisti polak

06/28/2022 08:21
nga:G B

Gjendet turisti polak i denoncuar si i ‘mbytur’ një ditë më parë.

Ishte një 29 vjeçare që denoncoi në polici se Z.K 74 vjeç u fut në det e nuk doli më.

Policia lokale nisi kërkimet dhe në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë kontrollit në det, u bë e mundur gjetja e Z. K, i cili ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe u shoqërua për në vendin e akomodimit në Sarandë.