Lajme

Deputeti i VV-së: Albulena Haxhiu punon 16 orë n’ditë për me qit diçka në dritë

06/28/2022 00:00
nga:Astrit Gashi

“Albulena Haxhiu punon 16 orë në ditë për me qit diçka në dritë”.

Kështu ka thënë Dimal Basha, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje për ministren e Drejtësisë.

Basha në emisionin në T7, iu është përgjigjur deklaratës së shefit të grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahirit, i cili të hënën sot ka deklaruar se “Kurti është i vetëm”, pasi sipas tij “ministrat i janë lodhur”.

Më pas ka pasuar deklarata e Bashës për Albulena Haxhiun që sipas tij “po punon shumë për vettiungun në drejtësi”.

Gjatë kësaj interviste, ai ka folur vazhdimisht për nevojën e ndryshimeve në sistemin e drejtësisë.