Sporti

Marco Asensio do të largohet nga Real Madrid

06/27/2022 20:35
nga:L J

E ardhmja e Marco Asensio duket të jetë gjithnjë e më shumë larg Real Madridit.

Klubi madrilen nuk ka ndërmend t’i ofrojë rinovimin, kështu që futbollisti mund të largohet nga skuadra këtë verë, raporton gazetari spanjoll, Melchor Ruiz, përcjell GazetaBlic Sport.

Dëshira e lojtarit ka qenë gjithmonë të luajë dhe të ketë minuta dhe duke pasur parasysh konkurrencën e madhe që ka në skuadër, por ai javët e fundit ka vendosur të dëgjojë ofertat.

Siç raportohet nga Melchor Ruiz në Deportes COPE, lojtari ka oferta nga Milan dhe Liverpool.

/GazetaBlic Sport