Lajme

Hekuran Murati merr një vendim, s`do t`iu ‘pëlqej’ aspak pensionistëve

06/27/2022 15:46
nga:N M

Ministri i Financave Hekuran Murati ka njoftuar se secili pensionistë i Kosovës duhet të lajmërohet në zyrat e pensioneve për të vërtetuar se ata janë gjallë, raporton Gazeta Blic.

Ai ka thënë se për të evidentuar tollovitë, pensionistët duhet të paraqiten në dy grupe, të pavaksinuarit dhe vaksinuarit.

Njoftimi i plotë:

Që nga java e kaluar MFPT ka njoftuar pensionistët se është rikthyer detyrimi që ata të paraqiten në zyrat e pensioneve.
Për të evituar tollovitë, kemi bërë ndarjen në dy grupe që duhet të paraqiten sipas radhës – të pavaksinuar dhe vaksinuar.
Të gjithë pensionistët që NUK kanë marrë asnjë dozë të vaksinës kundër COVID-19, janë të obliguar të paraqiten në zyrat e pensioneve para datës 14 korrik 2022.
Të gjithë pensionistët tjerë, janë të obliguar të paraqiten më së largu deri me datën 12 gusht 2022.

ME RËNDËSI:
Për të dëshmuar vendbanimin, pensionistët duhet të sjellin me vete edhe faturën e energjisë elektrike.
Fatura duhet të jetë në emrin e pensionistit, apo në emër të familjarit me të cilin pensionisti jeton në bashkësi familjare.
Në rast se jeton me qira, atëherë duhet edhe kontrata e qirasë, bashkë me faturën e energjisë elektrike.