Sporti

Real Madrid i bën rivalitet Liverpoolit dhe Manchester Cityt për Jude Bellingham

06/27/2022 14:57
nga:E K

Jude Bellingham do të kthehet në lojtarin më të kërkuar verën e ardhshëm, pasi tani Borussia Dortmund nuk ka ndërmend ta shesë mesfushorin.

Cadena Ser raporton se edhe Real Madrid është futur në garë për shërbimet e mesfushorit anglez, madje ka gati edhe një ofertë me shifrën e 90 milionë eurove.

Gjithsesi konkurrenca është e madhe, pasi klube si Manchester City dhe Liverpool janë gati të ofrojnë 100 milionë euro e lart.